Bashkia Kolonjë është përfituese e projektit NET METERING”, IPA CROSS BORDER GREECE ALBANIA 2014 – 2020

Projekti  NET METERING propozon zvëndësimin e sistemeve ineficente të dricimit rrugor me drita led me eficencë në energji (arritjen e ndryshimit miqësor të biodiversitetit të instalimeve ekzistuese në zonat e ndjeshme)dhe zvëndësimin e rrjetit elektrik me anë të sistemeve RES(Renewable Energy Sources)-Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë.

Objektivi i pergjithshem i projektit është promovimi i RES dhe eficencës së energjisë në infrastrukturën publike.

Promovimi i energjisë elektrike solare për vetë-konsumim dhe rritjen e eficencës së energjisë në ndërtesat publike dhe në infrastrukturë. dhe ndriçim rrugësh LED me efikasitet të energjisë.

Qëllimet/synimet e projektit,përvec të tjerave,janë:

  • Promovimi i Burimeve të Rinovueshme të Energjisë(RES)dhe Eficenca e Energjisë në infrastrukturën publike
  • Promovimi i energjisë elektrike solare për vetë-konsumim dhe rritjen e efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike dhe infrastrukturë
  • Arritja e lehtësimit të ndotjes së dritës duke rritur mbrojtjen e faunës dhe florës në zonëne kologjikisht të ndjeshme të zones së Prespes
  • Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar në Sektorin e Energjisë
  • Transferimi i njohurive teknike dhe legjislative në lidhje me stacionet e energjisë RES

Rritja e kostos së elektricitetit krijon një mjedis ekonomik të begatë për stacionet RES.Eshtë me interes të madh fakti që aplikacionet e zgjedhura për projektin janë të zakonshëm në gjithë vendin.Deri tani,ky integrim i stacioneve të RES nuk është aplikuar dhe prandaj rezultati i suksesshëm i këtij projekti  do të veprojë si një pionier.

Projekti në pjesën shqipëtare do të sigurojë elektricitet ne rrugët publike rrugore.Gjatë kursit të projektit,njohuri e konsiderueshme është transferuar nga Greqia në Shqipëri në mënyrë që shteti ynë të jetë më i përgatitur lidhur me adaptimin e shpejtë e të suksesshme të skemës së NET METERING në legjislacionin kombëtar.

Ky është një projekt i bashkë financuar nga Bashkia Kolonjë dhe Bashkimi Europian EU me vlerë totale : 70.416,56 €

Një ndër aktivitetet më të rëndësishme të projektit,u realizua në qytetin e Ersekës:Sistemi i ndriçimit me 27 shtylla & 54 llamba LED,të cilat u vendosen në 3 rrugët e qytetit .
Ky është një projekt i bashkë financuar nga Bashkia Kolonjë dhe Bashkimi Europian EU.

Foto nga ndriçimi LED në qytetin e Ersekës.