Takimi i 4-rt i Net Metering30 mars 2021 

takimi u zhvillua në menyre virtuale

30 mars 2021

Ecuria i projektit dhe vazhdimësia!

Ne kuader te Projektit “Net Metering” më 30 mars 2021 Bashkia e Pustec, organizon takimin e 4-rt te partnereve. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid -19 dhe për të respektuar të gjitha masat e nevojshme, takimi u zhvillua në menyre virtuale.

Ky takim u realizua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partnereve te projektit, Bashkisë Pustec, Bashkisë Kolonjë, Bashkisë së Prespës dhe të Shoqatës për Mbrojtjen e Prespës. Ne takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Joint Secretariat.  Fokusi i takimit ishin dikutimet mbi ecurinë e deritanishme të projektit, arritjet dhe vazhdimësinë e tij.  Gjithashtu gjate takimit jane vene ne dukje te gjitha veshtiresite qe partneret kane hasur dhe  si ato kane ndikuar ne implementimin e projektit. Pjese e rendesishme e diskutimeve ishte edhe progresi financiar i cdo partneri.

Nga pjesëmarrësit u diskutua gjithashtu rreth hapave te ardhshem qe do te ndiqen, afatet e realizimit, si dhe mundësive për të treguar gatishmëri e për t’u përshtatur me situatën pa cënuar vijimësinë e zbatimit të projektit.

Takimi u realizua me suxes dhe arriti pritshmerite e te gjithe partnereve.