NET METERING PB3_PUSTEC MUNICIPALITY_Press Release

REPUBLIKA E SHQIPERISE

QARKU KORÇË

BASHKIA PUSTEC

ZYRA E KRYETARIT TE BASHKISË

 

7/3/2022

NJOFTIM PËR SHTYP

 

Projekti me titull ” Integrimi i Impianteve Fotovoltaike për konsum vetjak sipas Konceptit të Matjes së Rrjetit (Net Metering) në Ndërtesat Publike/Stacione të Pompave dhe Zëvendësimi i Ndricimit të Rrugës/Bashkisë me Efikasitet të Ulët me drita LED” është implementuar në kuadër të Programit INTERREG IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020”.

Projetki NET METERING bashkefinancohet nga Bashkimi Europian dhe nga fondet kombetare te  vendeve pjesemarrese.

 

Bashkia e Pustecit tani është më miqësore me mjedisin, konsumon më pak energji elektrike në hapësirat publike dhe ka më shumë ndriçim efikas falë Programit INTERREG IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020″.

Një tjetër investim konkret ka përfunduar në zbatim të projektit me titull ” Integrimi i Impianteve Fotovoltaike për konsum vetjak sipas Konceptit të Matjes së Rrjetit (Net Metering) në Ndërtesat Publike/Stacione të Pompave dhe Zëvendësimi i Ndricimit të Rrugës/Bashkisë me Efikasitet të Ulët me drita LED”.7 shtylla fotovoltaike janë instaluar në 2 fshatra të Bashkisë së Pustecit duke përmirësuar jo vetëm ndriçimin që ka impakt të drejpërdrejtë në komunitet por edhe infrastrukturën për profilin turistik të saj. 11 shtylla u vendosën në fshatin Pustec përgjatë shëtitores që të çon drejt liqenit dhe 6 shtylla janë vendosur në lagjen e re të fshatit Goricë e Madhe. Përmes këtij investimi bëhet e mundur që energjia elektrike e prodhuar nga fotovoltaikët të mos ketë kosto as në ekonomi dhe as në mjedis.

Është energji e pastër, pa emetime, panelet kanë kohë të gjatë përdorimi janë pa zhurmë dhe nuk ndotin ambientin nisur nga nevojat për mbrojtjen e mjedisit sidomos në një bashki me potenciale dhe resurse të mëdha natyrore mundësia për të prodhuar energji të pastër dhe të qëndrueshme nga burimet e ripërtëritshme të energjisë i shërben së tepërmi bashkisë, komunitetit dhe turistëve që e zgjedhin si destinacion. Duke qenë institucionet ato që hedhin hapin e parë për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës rritet edhe ndërgjegjësimi i komunitetit dhe krijohet një model i qëndrueshëm.

THE MAYOR

PALI KOLEFSKI