Koncepti kryesor i projektit të propozuar NET METERING është aplikimi i stacioneve fotovoltaike (PV) në infrastrukturat publike të bazuara tek skema NET METERING dhe zëvendësimi i ndricimit tipik publik me instalime me ndricimin LED efikas dhe miqësor ndaj biodiversitetit.
Instalimet pilot janë porositur në të dy vendet pjesëmarrëse. Në Greqi ku skema e Net Metering tashmë është bërë pjesë e legjislacionit kombëtar që prej fundit të 2014 ende ka pak projekte të përfunduara për shkak të mungesës së informacionit tek publiku.
Projekti e trajton këtë problem duke instaluar stacione PV në dy nga stacionet e pompave të Bashkisë së Prespës të përzgjedhura për shkak të rëndësisë së tyre për sigurimin e shërbimeve thelbësore si dhe karakteristikave të favorshme të ngarkesës. Gjithashtu, instalimi i ndricimit publik me energji efikase do të implementohet në zonat e përzgjedhura në Prespë me qëllim krijimin e një ndjenje të nevojshme sigurie duke minimizuar në të njëjtën kohë gjurmët e karbonit në zonë dhe duke kontribuar në ruajtjen e biodiversitetit unik të Prespës. Projekti pilot në Shqipëri do të jetë një stacion PV autonom për konsum vetjak me bateri, i cili do të sigurojë elektricitet për ndricimin e ri publik. Ndryshimi kryesor me instalimet PV në Greqi është se ato do të jenë jashtë rrjetit elektrik. Rezultatet e instalimeve në Shqipëri do të krahasohen me instalimet përkatëse në Greqi duke nxjerrë në pah përfitimet e NET METERING.
Gjatë zhvillimit të projektit do të realizohen transferime të konsiderueshme të njohurive nga Greqia në Shqipëri në mënyrë që vendi fqinj të jetë më i mirë përgatitur në lidhje me adoptimin e shpejtë dhe të suksesshëm të skemës NET METERING në legjislacionin kombëtar.
Projekti përshkruan sigurimin e ndricimit LED efikas ndaj energjisë i cili do të reduktojë në mënyrë drastike konsumin e energjisë. Ndricimi i propozuar LED do të plotësojë kërkesat strikte në lidhje me ndotjen nga drita si dhe prioritetet e mbrojtjes duke përzgjedhur vendet e duhura si dhe duke përdorur llamba dhe instalime miqësore ndaj kafshëve të egra.
Përdorimi i Burimeve të Energjisë së Ripërtëritshme (RES), si për shembull energjia diellore, është një avantazh i madh i projektit i cili vjen në bashkëpunim me promovimin e ruajtjes dhe efikasitetin e energjisë në infrastrukturën publike. Kombimini i skemës PV të NET METERING me instalimin e ndricimit LED dhe monitorimi/operimi inteligjent i ndricimit të rrugëve merr përparësi në përdorimin inteligjent të energjisë diellore.
Projekti i propozuar NET METERING do të kontribojë dhe përhapjen dhe shpërndarjen e informacionit dhe rezultatet e ruajtjes së energjisë si pasojë e implementimit të skemës NET METERING. NET METERING do të promovohet më shumë në mënyrë që të bëhet më tërheqës për investitorët si nga organizatat private dhe nga ato publike.
Sigurimi dhe promovimi i ndricimit LED do të sigurojë efikasitetin e energjisë në infrastrukturën publike dhe paralelisht do të reduktojë ndotjen nga ndricimi dhe do të jetë i dobishëm për biodiversitetin e zonës.