takimi u zhvillua në menyre virtuale
30 mars 2021
Ecuria i projektit dhe vazhdimësia!
Ne kuader te Projektit “Net Metering” më 30 mars 2021 Bashkia e Pustec, organizon takimin e 4-rt te partnereve. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid -19 dhe për të respektuar të gjitha masat e nevojshme, takimi u zhvillua në menyre virtuale.
Ky takim u realizua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partnereve te projektit, Bashkisë Pustec, Bashkisë Kolonjë, Bashkisë së Prespës dhe të Shoqatës për Mbrojtjen e Prespës. Ne takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Joint Secretariat. Fokusi i takimit ishin dikutimet mbi ecurinë e deritanishme të projektit, arritjet dhe vazhdimësinë e tij. Gjithashtu gjate takimit jane vene ne dukje te gjitha veshtiresite qe partneret kane hasur dhe si ato kane ndikuar ne implementimin e projektit. Pjese e rendesishme e diskutimeve ishte edhe progresi financiar i cdo partneri.
Nga pjesëmarrësit u diskutua gjithashtu rreth hapave te ardhshem qe do te ndiqen, afatet e realizimit, si dhe mundësive për të treguar gatishmëri e për t’u përshtatur me situatën pa cënuar vijimësinë e zbatimit të projektit.
Takimi u realizua me suxes dhe arriti pritshmerite e te gjithe partnereve.