Takimi i tretë i Projektit Net Metering me financim nga BE u organizua me sukses nga Bashkia e Prespës të Martë 26 Nëntor 2019 në Bashkia e Prespës, Lemos, Prespë, Greqi.
Projekti me titull (akronimi i projektit: NET METERING): ” Integrimi i Impianteve Fotovoltaike për konsum vetjak sipas Konceptit të Matjes së Rrjetit (Net Metering) në Ndërtesat Publike/Stacione të Pompave dhe Zëvendësimi i Ndricimit të Rrugës/Bashkisë me Efikasitet të Ulët me drita LED” është implementuar në kuadër të Programit INTERREG IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020”.
Objektivi kryesor i projektit NET METERING është instalimi i impianteve Fotovoltaike për prodhim të energjisë elektrike për konsum vetjak (sipas skemës së NET METERING) në ndërtesa publike dhe infrastrukturë në Greqi dhe Shqipëri. Transferimi i aftësive teknike midis dy vendeve është një objektiv themelor i projektit.
Takimi i 3-të i projektit NET METERING u realizua me pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e përfaqësuesve të Bashkisë së Prespës dhe të Shoqatës për Mbrojtjen e Prespës. Fatkeqësisht, Përfituesit Shqiptarë të projektit nuk mund të merrnin pjesë në takim për shkak të ngjarjeve tragjike në vendin fqinj. Përcjellim keqardhjen tonë për popullin Shqiptar!