Projektit
THE NET METERING PROJECT
Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar INTERREG IPA II GREQI-SHQIPERI 2014-2020 Thirrja e dytë për projekt propozime
- Boshti Prioritar 1: Pomovimi i mjedisit, transportit mbështetës dhe infrastrukturës publike
- Prioriteti Tematik b: Mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i përshtatjes dhe zvogëlimit të ndryshimeve klimaterike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve.
- Objektiva specifike 1.3: Rritja e efikasitetit energjitik dhe përdorimi i RES
In Në Greqi
Ku skema e Net Metering tashmë është bërë pjesë e legjislacionit kombëtar (që prej fundit të 2014). ende ka pak projekte të përfunduara për shkak të informacionit të limituar të publikut. Për këtë arsye projekti përfshin instalime pilote të cilat do të ndërtohen në stacionet e pompave të bashkive në Prespë, Greqi (Stacionet e Pompave në Psarades dhe në Platy)
In Në Shqipëri
skema Net Metering ende nuk është e përfshirë në legjislacionin kombëtar. Për këtë arsye skema Net-Metering (psh përdorimi i rrjetit elektrik si amortizator të energjisë) nuk mund të përdoret. instalimet projekt të përshkruara në projekt do të përdoren vetëm për konsum vetjak, por balanca midis prodhimit dhe konsumit do të përcillet menjëherë.
Objektivat e Projektit
- Promovimi i Burimeve të Energjisë së Ripërtëritshme (RES) dhe Efikasitetit të Energjisë në infrakstrukturën publike
- Promovimi i energjisë elektrike diellore për konsum vetjak dhe rritjen e efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike dhe insfrastrukturë
- Realizimi i zvogëlimit të ndotjes nga drita duke përmirësuar mbrotjen e faunës dhe florës në zonat e ndjeshme ekologjike të zonës së Prespës
- Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar në Sektorin Energjitik
- Transferimi i njohurive teknike dhe legjislative në lidhje me impiantet energjitike RES